Shkruaj fjalën dhe zgjidhni një emoji. Fjala do shtohet në shiritin e fjalëve bërthamë.
Ngarko një foto dhe shkruaj emrin e fjalës.
Udhëzues i shpejtë për komunikim alternativ
Shtyp njërën nga kategoritë: Nevojat, Emocionet, Ushqimi, Aktivitetet, Njerëzit, Vendet, Koha, Fraza. Shiriti mbetet gjithmonë i dukshëm lart edhe kur bëni scroll poshtë.
Kliko një simbol për ta shtuar në fjali dhe për ta dëgjuar menjëherë. Pas çdo fjale, shfaqen automatikisht sugjerime për fjalën tjetër logjike.
🚽 Tualet 💚 dua 🥤 UjëShtypni ▶ Fol ose klikoni shiritin e fjalisë. Zëri aktivizohet/çaktivizohet me butonin 🔊 në krye — gjithmonë i dukshëm.
Butoni ⌫ fshin fjalën e fundit. Butoni ✕ pastron gjithçka.
"Clear browsing data → Cookies and site data" fshin nga pajisja personalizimin, fotot dhe abonimin. Aktivizoni ☁️ Backup-in (menyja ⋮): çdo ndryshim ruhet automatikisht i enkriptuar dhe rikthehet me email + fjalëkalim.
Shtypni ⋮ në krye për të hapur: madhësinë e simboleve (Aa/A+), 📊 Progresi, 💬 Support, ☁️ Backup, këtë udhëzues dhe 🔒 Privatësinë. Një pikë e kuqe te ⋮ ju kujton nëse backup-i nuk është aktivizuar ende.
Fjalë të shpeshta si "dua", "kam", "jo" — gjithmonë sipër kategorive.
16 fraza të plota gati për t'u shtypur me një klikim.
Pas çdo fjale, shfaqen automatikisht sugjerime për vazhdimin logjik të fjalisë.
Statistika automatike të fjalorit + regjistër i shpejtë (situatë, ndihmë, mjedis), eksportueshëm si CSV.
Te Fjalët Bërthamë, çdo Kategori, dhe çdo grup Simbolesh, butoni "✏️ Ndrysho" hap mundësinë për: shtim, fshirje (✕), ndryshim teksti, dhe 📷 vendosje foto reale mbi simbolin. Butonat qëndrojnë të fshehur derisa e klikoni "Ndrysho" — për të shmangur fshirje aksidentale.
Ikona 🔄 pranë "Ndrysho" rikthen menjëherë emrat/simbolet origjinale të FOL, nëse doni të anuloni ndryshimet.
Me Abonimin Klinikë (3 pajisje), shiriti "👤 Fëmija" shfaqet automatikisht. Çdo fëmijë merr fjalorin, fotot dhe progresin e vet, të ndara plotësisht. Ruhet vetëm emri, në pajisje dhe në ☁️ Backup-in e enkriptuar nëse e aktivizoni.
Profilet nuk sinkronizohen mes tabletëve, prandaj çdo fëmijë këshillohet të punojë në të njëjtin tablet. Përdorni të njëjtin email dhe fjalëkalim backup-i në të tre tabletët, me emër të ndryshëm secili. Nëse një tablet ndërrohet, rifutni kodin dhe zgjidhni 🔄 Kalo abonimin në këtë pajisje (një herë në 30 ditë).
Zëvendësoni emoji-t me foto të personit, familjes ose mjedisit. Kjo rrit ndjeshëm njohjen dhe motivimin, veçanërisht për ata që ende s'lexojnë.
Filloni me kategorinë Nevojat dhe Fjalët Bërthamë. Modeloni vetë duke shtypur simbolet para se të pyesni personin.
Principet e AAC, Vocabularin Bërthamë ndërkombëtar, dhe qasjet PECS · SCERTS · PRT të adaptuara për gjuhën shqipe.
Email-i i lidhur me abonimin, bashkë me fjalëkalimin e ☁️ Backup-it, ju lejon ta rigjeni abonimin pa kod
nëse fshini të dhënat e browser-it ose ndërroni pajisje. Nëse e keni aktivizuar kodin pa email, lidheni këtu.
Edhe pa backup, abonimi nuk humbet: rifutni kodin (e keni në email-in e pagesës) te
"Tashmë kam kodin" dhe zgjidhni 🔄 Kalo abonimin në këtë pajisje
(një herë në 30 ditë).
🔒 Për siguri, email-i shtohet vetëm nga e njëjta pajisje që e ka aktivizuar kodin, dhe vetëm kur kodi nuk ka ende email. Askush tjetër nuk mund ta ndryshojë. Email-i lidhet automatikisht edhe kur aktivizoni ☁️ Backup-in.
Çdo ndryshim (fjalë, kategori, foto, profile, progres) ruhet automatikisht në server, i enkriptuar në pajisjen tuaj me fjalëkalimin tuaj. As ne nuk mund ta lexojmë. Në pajisje të re ose pas fshirjes së të dhënave, riktheni gjithçka me email + fjalëkalim.
⚠️ Ruajeni fjalëkalimin: nëse humbet, backup-i humbet përgjithmonë.
🔑 Nëse humbni fjalëkalimin, humbet përgjithmonë edhe backup-i. Ne nuk mund ta rivendosim.
Të gjitha fotot, kategoritë dhe fjalët e shtuara ruhen vetëm në këtë pajisje. Për t'i kaluar në një pajisje tjetër (ose për siguri), eksportoni një skedar rezervë dhe importojeni atje ku doni.
Çdo fëmijë ka fjalorin dhe progresin e vet, të ruajtur vetëm në këtë pajisje
Të dhënat ruhen vetëm në këtë pajisje
Na kontaktoni për ndihmë ose ndani përshtypjet tuaja
Fjalët, fotot, profilet dhe progresi ruhen vetëm në këtë pajisje. Nëse fshihen të dhënat e browser-it ose humbet pajisja, humbasin. Aktivizoni ☁️ Backup-in: çdo ndryshim ruhet automatikisht, i enkriptuar, dhe rikthehet me email + fjalëkalim.
Çdo ndryshim ruhet automatikisht, i koduar në pajisjen tuaj.
As ne nuk mund ta lexojmë.
🏥 Klinikat: përdorni të njëjtin email dhe fjalëkalim në të gjithë tabletët, me emër të ndryshëm për secilin. Çdo tablet ka backup-in e vet.
FOL me Logo Center · Përditësuar më 28 shtator 2026
FOL krijohet dhe mirëmbahet nga MSc. Elis Musaraj, Logo Center, Tiranë, i cili është përgjegjës për të dhënat e përshkruara këtu. Kontakt: vektortechstudio@gmail.com · WhatsApp +355 68 200 5440.
Fotot, fjalët, kategoritë dhe frazat e personalizuara, emrat e profileve të fëmijëve dhe regjistri i progresit ruhen në pajisjen tuaj. Nuk na dërgohen, përveçse si pjesë e backup-it të enkriptuar, nëse e aktivizoni vetë (shih pikën 4).
Nëse e aktivizoni, të dhënat kodohen në pajisjen tuaj me fjalëkalimin tuaj (AES-256) para se të dërgohen. Fjalëkalimi nuk dërgohet kurrë. Ne, apo ofruesit tanë, nuk mund t'i lexojmë fotot apo fjalët. Nëse harroni fjalëkalimin, backup-i nuk mund të rikthehet. Mund ta ndalni ose ta fshini përgjithmonë në çdo kohë nga ☁️ Backup.
Nuk i shesim të dhënat dhe nuk i ndajmë me palë të treta për reklama apo marketing.
Pastrimi bëhet automatikisht çdo natë. Mund të kërkoni fshirjen e çdo të dhëne edhe më herët, në çdo kohë.
Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja, si dhe të kundërshtoni përpunimin e tyre. Na shkruani në vektortechstudio@gmail.com; përgjigjemi brenda 30 ditëve. Keni gjithashtu të drejtë të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
FOL përdoret nga prindër, kujdestarë dhe profesionistë për fëmijë me vështirësi komunikimi. Aktivizimi dhe pëlqimi jepen nga i rrituri. Nuk kërkojmë të dhëna identifikuese të fëmijës.
Për çdo ndryshim të rëndësishëm të kësaj politike do t'ju njoftojmë brenda app-it.
Aplikacion AAC për komunikim alternativ në shqip
Shmangni "Clear browsing data → Cookies and site data" — fshin të dhënat nga pajisja. Aktivizoni ☁️ Backup-in që të mund t'i riktheni.
Me email + fjalëkalimin e ☁️ Backup-it
🔒 Për siguri kërkohet fjalëkalimi i backup-it. Nuk keni backup? Kodi juaj është në email-in që ju dërguam pas pagesës: përdoreni te "Tashmë kam kodin".
Email-i lidh abonimin me ☁️ Backup-in, që ta rigjeni edhe pa kod. Nëse e anashkaloni, mund ta lidhni më vonë te ℹ️ Si Përdoret → Email-i i Abonimit.
Lejohet një herë në 30 ditë. Te klinikat zëvendësohet tableti më i vjetër.